Vellai i Ali Ahmetit- Fekriu godet figurat e vjetra të BDI-së

Lajme Maqedoni

Në një sondazh në portalin TetovaSot se cili kandidat e meriton të udhëheq me ministrinë e re për sistem politik ku në sondazh janë propozuar Izet Mexheti, Hazbi Lika, Nevzat Behta dhe Musa Xahferi vëllai i Ali Ahmetit ka shkruar se këta e meritojnë të pensionohen.

Asnjëri nga këta, ka të rinj e të reja që kanë shumë e më shumë aftësi udhëheqëse, po lëreni këta të qetë për një pension që i pret.. Roft Rinija…” ka shkruar vëllai i Ali Ahmetit – Fekri Ahmeti.

Ndryshe pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në qeverinë e Zaevit përflitet se do të ketë ndryshime ku janë përmendur edhe figura të BDI-së. Nga BDI mohojnë se Zaev mund te ndryshojë diçka nga funksionarët e BDI-së pasi këtë ekskluzivitet e ka vetëm partia dhe Ali Ahmeti.TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *