Engjëjt dhe muslimanët

Tjera

All-llahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka një numër të madh të melekëve (engjëjve), të cilët kërkojnë tubime, në të cilat përmendet emri i All-llahut. Kur e gjejnë tubimin (mexhlisin), ata afrohen dhe i mbulojnë me krahët e tyre rreth e për qark ata që janë tubuar duke e mbushur kështu hapësirën deri në qiellin më të afërt. Kur të tubuarit shpërndahen, engjëjt ngrihen në hapësirën qiellore.

Pastaj All-llahu U i pyet ata, edhe pse Ai i di të gjitha:
“Prej nga po vini?” ata thonë:
“Po vijmë nga një tubim në Tokë, në të cilin robërit e Tu të lartësonin, të madhëronin, të njësonin, të lavdëronin dhe kërkonin (të mirën) prej Teje.” Ai thotë:
“Çfarë të mire kërkonin prej Meje?” Ata thonë:
“Kërkonin Xhennetin Tënd.” Ai thotë:
“A e kanë parë ata Xhennetin Tim?” Ata thonë:
“Jo, o Zot.” Ai thotë:
“E si do të ishte nëse do ta shihnin Xhennetin Tim?” Ata thonë:
“Ata kërkojnë mbrojtjen Tënde.” Ai thotë:
“Prej kujt kërkojnë mbrojtjen Time?” Ata thonë:
“Prej zjarrit Tënd, o Zot.” Ai thotë:
“Po a e kanë parë zjarrin Tim?” Ata thonë:
“Jo.” Ai thotë:

“E si do të ishte nëse do ta shihnin zjarrin Tim?” Ata thonë:
“Ata kërkojnë faljen Tënde.” (I Dërguari u) Tha: Pastaj Ai thotë:
“Unë i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta të mirat që m’i kanë kërkuar, dhe ua kam siguruar mbrojtjen Time nga ajo që kanë kërkuar mbrojtje.”
(I Dërguari u) tha: Engjëjt thonë:
“O Zot, në mesin e tyre është edhe filani, rob – mëkatar, i cili ishte duke kaluar aty pari dhe (rastësisht) u ul në atë tubim.” (I Dërguari u) tha: All-llahu u thotë:
“Gjithashtu edhe atë e kam falur, sepse ata janë një popull, me të cilin ai që rri, nuk vuan.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *